Telegrafi

Miriam Cani tërheqëse në bikini nga pushimet në Maldive

Foto: Miriam Cani/Instagram

Çifti i njohur i estradës, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi.

Dyshja kanë zgjedhur një destinacion mjaft të largët për të shijuar një pushim në fund të sezonit veror.

Ata po bëjnë një pushim në ishujt luksoz, Maldive, pas një sezone të ngjeshur me koncerte dhe projekte të reja muzikore.

Ka qenë këngëtarja Miriam Cani, ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive buzë detit.

Lexo po ashtu Të reja në jetën e Miriamit dhe Albanit: Gjëra të bukura po vijnë

Ajo duket mjaft tërheqëse në bikini, ndërsa në në pah linjat e saj trupore.

Dyshja janë duke shijuar këtë udhëtim, të cilin e mundëson një nga kompanitë më të mira të udhëtimin në vend, AS Travel.

Albani dhe Miriami janë ndër personazhet më të dashur për publikun, që ndër vite i kanë rezistuar skenës. /Telegrafi/