Këngëtarja e njohur Miriam Cani, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“Në parajsë” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike në sensin e baladës.
Muzika është punuar nga Kledi Bahiti, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen mjaft tërheqëse dhe me stil.
Ana vizuale e projektit i është besuar Talelli Production.
Miriami nuk ka qenë shumë aktive viteve të fundit, kjo pasi aj i është përkushtuar rritjes së vajzës.
Ndërkohë, muaj më parë edhe bashkëshorti i saj Alban Skënderaj solli këngën “Lea”, e cila u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/