Telegrafi

Miriam Cani prezanton dukjen e re, edhe pse Albani i kishte thënë ‘jo’

(Foto: Instagram/miriamcani)

Miriam Cani ditë më parë kishte bërë një publikim në rrjetet sociale duke i pyetur ndjekësit e saj nëse duhej t’i shkurtonte flokët.

“Dilema e mëngjesit. A t’i shkurtoj”, kishte pyetur këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Nuk kishte vonuar reagimi i bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj, i cili ishte përgjigjur me ‘jo’.

Megjithatë, Miriami vendosi që t’i shkurtonte flokët dhe dukjen e saj të re e ka prezantuar në rrjetet sociale.

“Dhe si përfundim i preva. As shumë të shkurtra e as shumë të gjata. P.S. Faleminderit për komentet dhe opinionet që më dhatë’, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/