Telegrafi

Miriam Cani mahnit me setin e ri fotografik

Foto: Miriam Cani/Instagram

Këngëtarja e njohur Miriam Cani, ka paralajmëruar se këto ditë do të publikojë këngën e saj më të re.

“Në parajsë’ titullohet kjo këngë, së cilës këngëtarja ia ka realizuar edhe klipin.

Miriami ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet, në të cilat duket mjaft tërheqëse dhe me stil.

Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

Miriami këtë vit nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, kjo pasi i është përkushtuar më shumë rritjes së vajzës.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj Alban Skënderaj, ka sjell më shpesh këngë të reja, dhe ka mbajtur gjithashtu disa koncerte.

Fansat e këngëtares i janë gëzuar lajmit që këngëtarja do të rikthehet sërish me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/