Telegrafi

Miriam Cani feston ditëlindjen, Albani bën dedikim special për të

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani (Foto: Instagram/albanskenderaj)

Këngëtarja e njohur shqiptare Miriam Cani, ditën e sotme (30 maj, e shtunë) feston ditëlindjen e saj të 35-të.

Për këtë ditë të veçantë, bashkëshorti i saj, kantautori i mirënjohur Alban Skenderaj, ka bërë një dedikim për gruan e tij.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka ndarë edhe disa fotografi të vjetra të çiftit ku shihen të përqafuar.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt. Faleminderit që i jep shpirt jetës sime”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Alban Skenderaj feston ditëlindjen, Miriami e uron në mënyrë të veçantë

Miriami dhe Albani kanë vite që janë të martuar dhe së bashku kanë dy fëmijë, Ameli dhe Duamë.

Ndërkaq, në mesin e pandemisë coronavirus, familja e tyre kanë qenë të izoluar së bashku, teksa kanë ndarë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale. /Telegrafi/