Telegrafi

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bëhen nostalgjikë për të shkuarën, publikojnë fotografi të 13 viteve më parë

Foto: Miriam Cani/Instagram

Çifti i njohur, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë qenë gjithmonë shumë të pëlqyer për publikun.

Ata kanë sjell shumë duete së bashku që gjithmonë janë pritur mirë, ndërsa vazhdojnë të jenë mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Tani ata janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, por duket se herë pas here nostalgjia për kohën e beqarisë kur sapo ishin njoftuar me njëri-tjetrin, nuk mungon.

Ka qenë së fundmi Miriam Cani, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi të çiftit, të realizuar në vitin 2007.

“13 vite më parë. Të dua”, ka shkruar këngëtarja Cani në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tyre.

Çifti përndryshe janë prindër të dy fëmijëve: vajzës Amelia dhe djalit Duam.  /Telegrafi/