El Clasico e parë në sezonin 2016/17 mes Barcelonës dhe Real Madridit tashmë ka filluar.
Rivaliteti mes këtyre dy klube është në kulmin e maksimales dhe për këtë paska ka ndikuar edhe politika.
Barça vjen nga krahina e Katalunisë e cila tashmë e disa vite kërkon pavarësinë nga Spanja, përkatësisht nga kryeqyteti i Madridit.
Para fillimit të ndeshjes në Camp Nou është hapur një banderolë nga tifozët vendas ku shkruhet:
“Mirëserdhët në Republikën e Katalunisë”, por a do të dënohet kjo nga La Liga mbetet të shihet. /Telegrafi/