Telegrafi

Mirëpritet me vrushkuj uji, dëmtohet aeroplani saudit që po aterronte nga aeroporti i Dubait (Video)

Në momentin që po aterronte në aeroportin e Dubait, aeroplani saudit u mirëprit me vrushkuj uji, për të shënuar ditën e shtetit prej nga vinte.

Vrushkujt e ujit ishin aq të fuqishëm dhe goditën direkt derën e emergjencave, duke e hapur me forcë dhe lënduar një pasagjer që ndodhej në afërsi, transmeton Telegrafi.

Ngjarja që ndodhi në shtatorin e vitit të kaluar, e detyroi Saudi Airlines Airbus ta nxirrte këtë aeroplan prej funksioni, derisa u rregullua në tërësi.

Raportohet se pajisja për vrushkujt e ujit, kishte pasur probleme teknike, andaj shkaktoi dëmet që alarmuan edhe stafin e aeroportit. /Telegrafi/