Qytetarët e Prishtinës edhe sot do të vazhdojnë të përballen me ajrin e ndotur.
Kështu ka bërë të ditur qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj faqe në orët e hershme të mëngjesit Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) është në vlerën 178.
Kjo vlerë konsiderohet e pashëndetshme për qytetarët./Telegrafi/