Telegrafi

Miralem Pjanic, nuk do të blihet nga Besiktas: Barcelona duhet ta heq qafe, pasi ai i kushton klubit 30 milionë euro në vit

Drejtori sportiv i Besiktasit, Ceyhun Kazanc, ka bërë të ditur se lojtarët që kanë ardhur në huazim për këtë sezon te klubi turk nuk do të qëndrojnë dhe kjo prek Barcelonën sepse një nga lojtarët e përfshirë është Miralem Pjanic.

Rikthimi i tij është problem sepse është një futbollist që nuk llogarit Xavi në të, por mbi të gjitha sepse zë një vend të madh në faturën e pagave të ekipit të parë.

Mes pagës dhe amortizimit të nënshkrimit, boshnjaku i kushton Barcelonës rreth 30 milionë euro në vit.

Këto janë shumë para për një klub që duhet të ul shpenzimet për të sjellë lojtarë të rinj. Prandaj, tani e tutje ata do të fillojnë të kërkojnë një destinacion për sezonin e ardhshëm për boshnjakun.

Blerja për shifra, jo aspekt sportiv

Nënshkrimi i Pjanic ishte një operacion sa i përke më shumë shifrave se sa aspektit sportiv. Barcelona do ta mbyllte bilancin e sezonit në negativ dhe ajo që bëri ishte një shkëmbim me Arthurin për të barazuar llogaritë.

Juventusi i pagoi klubit të Barcelonës plot 72 milionë euro, shumica e të cilave ishin fitime sepse kishte mbetur shumë pak për të amortizuar nga nënshkrimi i brazilianit. Transferimi i boshnjakut Barcelonës kushtoi 60 milionë euro.

Ajo që ishte një përfitim në sezonin e parëm bëhet një problem i madh për tre vitet e ardhshme.

Emrat tjerë që peshojnë

Klubi tani po punon për të ditur në verë se sa para do të ketë që të investojë. Një nga operacionet më të rëndësishmet është ai i Pjanic, por edhe ato të Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinhos.

Atlético Madrid dhe Aston Villa duhet të vendosin nëse do t’i mbajnë apo jo lojtarët, duke e ekzekutuar opsionin e blerjes.

Kursimet me këta dy lojtarë janë të mëdha sepse kanë dy opsione blerjeje prej 40 milionësh, plus pagat e tyre.

Më pas është edhe rasti i Trincaos me një opsion blerje nga Wolves për 30 milionë dhe rastet e Collado dhe Inaki Pena, por kjo dyshe nuk kanë opsion blerje nga Granada dhe Galatasaray. /Telegrafi/