Site icon Telegrafi

“Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej” – Canelo Alvarez kërcënon Lionel Messin

Saul ‘Canelo’ Alvarez është absolutisht i zemëruar me Lionel Messin.

Kampioni i botës në boks e ka kërcënuar argjentinasin,  pasi u shfaqën pamjet e megayllit të futbollit që shihet duke shkelur një flamur meksikan në dhomën e zhveshjes së Argjentinës.

Disa njerëz madje pohojnë se Messi po përdorte flamurin jeshil, kuq e bardhë për të pastruar dyshemetë e dhomave të zhveshjes.

Argjentina sapo kishte mposhtur Meksikën 2-0 në Kampionatin Botëror në Katar.

Por, ishin veprimet e shtatë herë fituesit të Topit të Artë pas ndeshjes që kanë mërzitur një pjesë të tifozëve – një prej tyre është edhe Canelo.

“Pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Ai duhet t’i kërkojë Zotit që të mos e gjej”, ka thënë ai.

“Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ai duhet të respektojë Meksikën! Nuk po flas për vendin në tërësi, vetëm për veprimet që bëri Messi”.

Messi ende nuk i është përgjigjur mesazhit të Canelos – ai ndoshta ka një fokus më ndryshe, atë në Botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version