I konsideruar si piktori më i madh gjerman pas Rembrandt-it, Vincent Van Gogh ka qenë një artist, puna e të cilit ka ndikuar shumë në artin e shekullit 20-të
Van Gogh ka bërë një jetë të shkurtë e të vështirë dhe është ballafaquar me sëmundje mendore.
Gjatë një sulmi epileptik, ai ia kishte prerë vetes llapën e majtë të veshit pas një fjalosje me Paul Gauguin-in, njërin prej miqve të tij artist.
Besohet se më vonë ai ia kishte ofruar llapën një gruaje të quajtur Rachel, në një bordel lokal.
Puna e tij që përshkruan figura, ndriçim e peizazhe njihet për bukurinë dhe emocionin që jua jep. Sot, shumë prej pikturave të Van Gogh-it renditen në mesin e pikturave më të shtrenjta në botë.
Është ironike fakti se gjatë tërë jetës së tij ai kishte arritur ta shiste vetëm një pikturë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, përveç se kishte qenë i madh në piktura, ai ka qenë i mahnitshëm edhe me fjalë! Andaj, më poshtë i keni disa prej thënieve të tij më të bukura.
– “Peshkatarët e dinë se deti është i rrezikshëm dhe stuhitë janë të tmerrshme, por atyre asnjëherë nuk u janë dukur të mjaftueshme këto arsye për të qëndruar në breg”
– “Nëse e dëgjoni një zë brenda jush duke ju thënë ‘nuk mund të pikturoni’, atëherë me çdo kusht pikturoni dhe ai zë do të heshtë”
– “Çfarë do të ishte jeta nëse nuk do të kishim pasur kurajë të provojmë çdo gjë?”
– “… dhe pastaj, unë kam natyrën dhe artin dhe poezinë, dhe nëse këto nuk mjaftojnë, atëherë çfarë mjafton?”
– “Gjërat e mëdha bëhen nga një seri e gjërave të vogla që bashkohen”
– “E kam dhënë zemrën dhe shpirtin në punën time, ndërkaq e kam humbur mendjen në këtë proces”
– “Nuk ka asgjë më artistike sesa dashuria ndaj njerëzve”
– “Fillimi është më i vështirë se çdo gjë tjetër, por mbajeni zemrën, gjithçka do të bëhet mirë”
– “Normaliteti është një rrugë e shtruar me asfalt: Është komode për të ecur mbi të, por asnjë lule nuk rritet aty”.
/Telegrafi/