Telegrafi

Më i mirë se Zidane? Solari bëhet trajneri me fillimin më të mirë për Realin në 60 vitet e fundit

Santiago Solari ka arritur një rekord të madh si trajneri i gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores ndaj Melillas me rezultat 4-0 në Copa del Rey, Solari ka fituar edhe lojën e parë në La Liga me rezultat 2-0 ndaj Valladolidit.

Lexo po ashtu Solari: Më pëlqeu serioziteti dhe dëshira ndaj Plzenit, lojtarët e merituan fitoren

Me këto tri fitore, Solari e fut veten në histori te klubit mbretëror.

Solari bëhet trajner me fillimin më të mirë për Real Madridin që nga viti i largët 1957.

Ishte Luis Carniglia në vitin 1957 që kishte rekordin e njëjtë me Solarin, duke fituar tri ndeshje me tri porta të paprekura.

Ky rekord i trajnerit të ri argjentinas mund të rritet dhe të forcohet pasi në dy ndeshjet e radhës i luan në La Liga ndaj Celta Vigos dhe Eibarit. /Telegrafi/