Yjet e repit, BimBimma dhe Taste 2 kanë publikuar projektin e ri të tyre.
“MVK – Mirë se vjen n’Kosovë” është projekti i ri nga dyshja që flet për realitetin e ditëve të sotme në vendin tonë.
Me tekst të fuqishëm përshkruhet realiteti i hidhur i shumë fenomeneve në vendin tonë.
Instrumentali është punuar nga Usual Suspects, kurse regjistrimin e ka kryer Faton Dolaku.
Videoklipi është realizuar nga të ashtuquajturit, “Djemt e Abdullahit”.
Për BimBimman ky është rikthim i madh, e ai nuk është hera e parë që trajton tema sociale në këngët e tij. /Telegrafi/