Thomas Partey është tallur paksa me një prej rivalëve të Arsenalit, Manchester Unitedin, pas humbjes prej 2-0 nga Newcastle United në fundjavë.
Ganezi ka bërë ‘një goditje’ kundrejt Djajve të Kuq që me siguri do ta bëjë atë edhe më të dashur te besnikët e Topçinjve.
Dhe derisa Arsenali është në një seri prej shtatë fitoresh radhazi në ligë, ndeshja e tretë radhazi e Unitedit pa fitore, ka bërë që Newcastle ta kapërcejë skuadrën e Erik ten Hagut për të zënë vendin e tretë në tabelë.
Personaliteti televiziv ganez, Nana Aba Anamoah, ka kërkuar nga Partey që t’u dërgonte mesazh tifozëve të klubit të tij, gjatë një dreke të përbashkët.
Super Partey 😄🔥 pic.twitter.com/O5kUwmjL1c
— nana aba (@thenanaaba) April 3, 2023
Por, në vend të një përshëndetjeje tradicionale, mesfushori ka thënë: “Bashkohuni me ne me rastin e festimit të humbjes së Unitedit”.
Prej se u transferua nga Atletico Madridi në vitin 2020, Partey është bërë një prej futbollistëve më të rëndësishëm në Emirates Stadium duke formuar partneritet vital me Granit Xhakën në mesfushë. /Telegrafi/