Gjatë vitit të kaluar, Dua Lipa ka qenë shumë e përfshirë në botën e stilit dhe modës. Ylli shqiptar i muzikës pop është duke u përgatitur për publikimin e albumit të ri “Future Nostalgia” në muajin prill.
Njerëzit e duan atë. Paparacët janë të fiksuar pas saj. Në një sesion të veçantë për revistën e famshme botërore Vogue, Dua Lipa ka prezantuar së fundmi “botën e saj të çuditshme”.
Stilistët Bardia Zeinali dhe Jorden Bickham janë fokusuar në dizajnimin e veshjeve kuintesenciale të viteve ’90, teksa këto kreacione u veshën nga Dua, e cila në vlogun e realizuar për Vogue tregoi historinë e një dite në jetën e saj.
Mendoni: një shtëpi e madhe, shtrat lulesh dhe një jetë e këndshme me Duan që vishet nga markat më në zë të New Yorkut, një përzierje mes Marc Jacobs dhe Tom Ford, por Dua i përgjigjet dilemës më të madhe që kanë vajzat sot: Çfarë duhet të vishni për darkë?
Stili i Dua Lipës është gjithmonë i përzier: Thjesht hidhni një vështrim të shkëlqyeshëm hyjnor të yllit me një kostum të verdhë të markës “Eckhaus Latta” dhe një xhaketë me printime e cila përputhet mjeshtërisht me pllakat e dyshemesë së kuzhinës.
Po kërkoni një fustan darke në dollapët e kuzhinës? Po, është jashtëzakonisht e pazakontë — vetëm në botën e Dua Lipës! Por mënyra më e mirë për ta bërë atë është në një veshje e ndritshme ngjyrë rozë, e markës “Tom Ford”.
Lipa më pas shfaqet me një fustan princeshe. Fakti që ajo rrëshqet me vështirësi në korridorin e ngushtë e bën edhe më të veçantë këtë veshje në trupin e artistes shqiptare.
Volum, volum, volum! Ajo thjesht nuk ndalet. Dua Lipa di të vishet edhe me një xhaketë të “Michael Kors” kombinuar me mini pantallona të zeza, teksa mundohet të hekurosë fustanin gjigant të gjelbër, të dizajnuar nga Christopher John Rogers.
Tani është koha që Lipa të bëjë një sy gjumë në një divan – në askund tjetër përveç se në një fustan të kuq plot shkëlqim kombinuar me doreza të markës “Rodarte”.
Më në fund, Dua zgjohet e veshur me një fustan ngjyrë pjeshkë të markës “Marc Jacobs”, përpara se dita e saj të nisë. Por çfarë është më e çuditshmja?
Në tryezë, shihen dy qentë e saj që e shoqërojnë gjatë mëngjesit dhe më e çuditshmja është se ata “i flasin” këngëtares në shqip përgjatë këtij vlogu interesant të realizuar për Vogue.
“Më në fund ajo veshi Marc Jacobs”, thotë zëri improvizues i njërit qen, pasuar nga zëri tjetër që thotë: “Nuk po më shikon më si më parë”.
“Po më mahnit Dua”, thotë sërish zëri që improvizon qenin e parë, teksa gjithçka është e titruar në anglisht për fansat që nuk e njohin gjuhën shqipe.
Epo, kjo mesa duket është bota e çuditshme e Duas…/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=215&v=aO_76YhBymM&feature=emb_title