Elmedina Abdullahi nga organizata “Më mirë për Tetovën”, sot ka ngritur çështjen e bankave në vend, të cilat nuk i pranojnë dokumentet zyrtare që janë në gjuhën shqipe.
Ajo tha se kanë dorëzuar kërkesë në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Konsumatorëve për të ndaluar diskriminimin ndaj konsumatorëve shqiptarë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Beteja me institucionet për gjuhën shqipe po vazhdon. Pas regjistrimin si subjekt juridik, ne si shoqatë jemi drejtuar te bankat për të hapur llogari bankare. Për këtë kemi shfrytëzuar dokumentin zyrtarë në gjuhën shqipe që e kemi marrë nga Regjistri Qendror dhe kemi hasur në praktika diskriminuese që kanë të bëjnë me adaptimin e gjuhës shqipe. Shqetësimi ynë është se bankat e RMV-së nuk pranojnë dokument zyrtar në gjuhën shqipe. Nga ne është kërkuar që të njëjtin dokument ta përkthejmë dhe noterizojmë për ta vazhduar procesin e hapjes së llogarisë bankare. Bankat pranojnë dokumentet në gjuhën angleze, ndërsa jo ato në gjuhën shqipe.
“Disa banka as ueb-faqet nuk i kanë në gjuhën shqipe. Vlerësojmë që mungesa e gjuhës shqipe në shërbimet e tyre është praktikë diskriminuese. Gjithashtu konsiderojmë që është në dobi të tyre që të ndjekin praktika inkluzive dhe të ofrojnë shërbime më të mira për klientët e tyre. Kemi pranuar ankesa nga qytetarët që janë detyruar të përkthejnë dokumentet e tyre”, tha Elmedina Abdullahi.
Ajo i bëri thirrje edhe kryeministrit teknik Talat Xhaferi për të parandaluar çdo formë të diskriminimit të gjuhës shqipe./Telegrafi/