Site icon Telegrafi

”Mirë a keq, milionat po vijnë”, Gjesti u përgjigjet dilemave të Drenushes se ky nuk di të këndojë

Në një bisedë të tensionuar, por plot humor, Drenusha dhe Gresa diskutuan mbi talentin muzikor të Gjestit, duke ngritur pyetje mbi aftësitë e tij vokale dhe suksesin që ka arritur.

Drenusha shprehu hapur dyshimet e saj, duke sugjeruar se Gjesti mund të mos ketë një talent të vërtetë për këndim.

Në përgjigje, Gjesti nuk e la pa koment, duke mbrojtur veten me humor dhe vetëbesim. “Nuk e di mirë a këndoj keq a mirë, por milionat po më vijnë”, tha ai, duke nënkuptuar se suksesi i tij flet më shumë se kritikat.

Nga ana tjetër, Gresa e mori situatën me një qasje më të lehtë, duke sqaruar se komenti i saj ishte thjesht një formë ngacmimi miqësor.

Gjesti gjithashtu theksoi rëndësinë e sakrificës në rrugën drejt suksesit. “Mirë është me sakrifiku,” tha ai, duke nënvizuar se përkushtimi dhe puna e palodhur janë pjesë kyçe e rrugëtimit të tij artistik./Telegrafi/

Exit mobile version