Mbrojtësi kroat i Shakhtarit, Darijo Srna, ka folur për interesimin e Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi i djathtë ishte konsideruar nga shumë si pasardhës i Dani Alves te Barcelona, por ai nuk mendoi ashtu.
Edhe pse u kërkuar nga Barcelona, Srna vendosi ta vazhdojë kontraën me Shakhtar Donetskun deri në vitin 2018.
Kroati ka thënë se kurrë nuk e ka parë veten si lojtar të Barcelonës.
“Të gjithë e dinë për spekulimet që më lidhin me Barcelonën, por zemra ime është këtu”.
“Jam i lumtur te Shakhtari. Pas 14 vitesh me këtë skuadër, nuk e konsideroj veten si pjesë të një klubi, por si pjesë të një familjeje”.
“Presidentit i kam thënë se do të isha më i lumtur duke fituar kampionatin me Shakhtarin, se Ligën e Kampionëve me Barcelonën”, ka thënë Srna. /Telegrafi/