Telegrafi

Mirdon Pacolli rikthehet në Drive OnD – nuk mungon me ‘kunja’, përmend edhe Shqipën

Mirdon Pacolli së bashku me Ard Gashin u larguan të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ata kanë qenë të pëlqyer mjaft shumë për kohën që ishin brenda, si dy djem që sollën pozitivitet e treguan maturi në një reality shou.

Pas daljes, Mirdoni është rikthyer menjëherë në vendin e tij të punës, në Drive OnD.

Foto: Screenshot/Facebook

Ai bëri një paraqitje emocionale e gjatë bisedave me prezantuesit e dëgjuesit lëshoi edhe disa thumba.

Lexo po ashtu Mirdoni, Shqipes në dhomën e gjumit: Në vend të çokollatës dua të të kem ty afër

Një të tillë e bëri edhe për tashmë finalisten e këtij edicioni, Shqipe Hysenajn.

“Unë kam qenë gjithmonë tip emocional por pas asaj mbylljes veç dy herë me më thënë dukesh i bukur, mua më dridhet buza. Rrethi im, shoqëria ime, ju e dini që shpesh lëshoj edhe fjalë kemi nevojë. Dy muaj brenda ka qenë shumë e vështirë të flasim këso shprehje edhe pse e kam thyer shpesh rregulla”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Facebook

Pacolli theksoi tutje: “Dhe gjëja e parë që kam bërë pasi dola nga studio e kam heq mikrofonin edhe këtij që po këndon, Ard Gashit, iu kom kthy a ka kamera këtu, nuk mund ta them atë shprehje”.

I njëjti u prit tejet mirë nga dëgjuesit, të cilëve i kishte munguar biseda me të. /Telegrafi/