Në kuadër të mbledhjes së 108-të, kuvendi i Maqedonisë e miratoi xhirollogarinë përmbyllëse të buxhetit të Maqedonisë, për vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit të financave, Kiril Minoski, të dhënat e xhirollogarisë përmbyllëse tregojnë se janë realizuar politikat fiskale të parashikuara për vitin 2015, kurse janë tejkaluar në disa parametra.
Siç tha ai, është realizuar rritje më e lartë se e parashikuara, është rritur eksporti përballë importit, ndërkaq është ulur niveli i papunësisë në 24.6%, më e ulta deri tani. Ai shtoi se bruto prodhimi i brendshëm (BPB) ka qenë 3.7%, kurse borxhi publik ka qenë 38% e BPB-së./Telegrafi/