Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se është miratuar rezoluta që dënon sulmin në Ukrainë duke i cilësuar veprimet e Rusisë një “agresion ndaj Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe paqes botërore”.
Votimi ishte procedural, duke mos u kërcënuar nga një tjetër veto.
“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, shkruan Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.
“Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj,” tha ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore.
Rezultati ishte i ngjashme me votën e javës së kaluar, e cila bllokoi miratimin e një rezolute për shkak të vetos së Rusisë. /Telegrafi/