Site icon Telegrafi

Miratohet rebalanci i buxhetit të Maqedonisë, deficiti do të jetë 8.4 përqind

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e ka pranuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2020 i cili do të dërgohet për shqyrtim në Kuvend.

Siç kanë bërë të ditur nga Qeveria, projeksionet tregojnë se deficiti në Buxhet do të jete 8.4 për qind, për shkak së rritjes së anës shpenzuese, në të cilën pjesa më e madhe janë masat e ndërmarra për zbutjen e pasojave nga pandemia me COVID-19.

Pjesa e të hyrave në buxhet mbetet e pa ndryshuar, ndërsa deficiti pritet të mbulohet me huazim në tregun vendor.

Me rebalancin nuk janë parashikuar asnjë implikim në lidhje me pagesat sociale dhe pensionet dhe ato do të paguhen me kohë.

Theksohet se me shkurtimin shtesë në shpenzimet jo produktive dhe rialokimin e mjeteve në buxhet do të vazhdoj plotësimi i detyrimeve.

Exit mobile version