Telegrafi

Miratohet Projektligji për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me ndryshime në katër nene

Qeveria sërish miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me ndryshime në katër nenet e saj, me ndryshime në katër nenet e saj.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e këtij Ligji të rëndësishëm, Byroja do të bëhet.

“Ndonëse Ligji për Byronë ishte votuar në Kuvend, një grup nga opozita e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese, e Gjykatës iu deshën plotë 17 muaj për ta rrëzuar këtë projektligj në katër nene të saj. Ministria e Drejtësisë në përkushtim ka adresuar ndryshimet e këtij Ligji në këto katër nene dhe ka adresuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e këtij Ligji të rëndësishëm – Byroja do të bëhet. Jetësimi për konfiskimin civil si zotim i yni do ta ruaj pasurinë publike dhe do t’ia kthejë shtetit njëkohësisht atë që është përfituar kundërligjshëm. Byroja gjithashtu do të shërbejë dhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare”, ka thënë Kurti, përcjellë Telegrafi.

Ndryshe, tre muaj më parë Gjykata Kushtetuese kishte shpallur të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. /Telegrafi/