Site icon Telegrafi

Miratohet në parim Projektligji për Buxhetin

Me 71 vota për, 7 abstenime dhe 1 kundër u miratua në një seancë të jashtëzakonshme Projektligji për Buxhetin e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme ku u mbajt në sallën e improvizuar në katin e tretë të Kuvendi, Projektligji për buxhetin u miratua me 71 vota për, 7 abstenime dhe një kundër.

Miratimi i Projektligjit për buxhetin u bë në rrethana të jashtëzakonshme pasi që me fillimin e seancës opozita hodhi gaz lotsjellës dhe bllokoi punimet e seancës.

Liderët e vendit, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi veprimet e opozitës i quajtën akte kriminale dhe të çmendura. Ata thanë se janë tejkaluar vijat e kuqe të tolerancës.

Mustafa, duke prezantuar projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm, ka theksuar se ky buxhetore të jetë 2 miliardë euro.

Ai gjatë fjalimit në sallën e alternativë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kërkon që deputetët ta përkrahin projektligjin për buxhetin, gjate dy leximeve të tij. Do t’i marrim të gjitha propozimet, vërejtjet e deputetëve, dhe të gjitha ato t’i akomodojnë në suaza të buxhetit që është në dispozicion”, tha Mustafa.

“Ekziston mundësia që në bazë të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të bëjmë ndërhyrje për investime kapitale. Fjala është për mundësinë tonë që të hyjmë në hua të jashtme. Projektligji për buxhetin është një prej vendimeve më të rëndësishme që marrin qeveritë dhe parlamenti”, ka shtuar Mustafa.

Ndërkohë, opozita tha se kjo seancë është jo legjitime dhe se po instalohet shteti policor. /Telegrafi/

Exit mobile version