Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e propozuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes rreth Sistemit Informativ Shëndetësor, pas interpelancës së ministrit Uran Ismajli.
Mocioni mori 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pikat e mocionit janë që Qeveria e Kosovës të rishikojë funksionalizimin dhe shtrirjen e plotë të SISH-it dhe të bëjë publik kalendarin e aktiviteteve, Qeveria e Kosovës t’i implementojë 22 masat e rekomanduara nga raporti i auditorit.
Qeveria e Kosovës, MSH-ja, Oda e Profesionistëve Shëndetësor dhe SSHKUK-ja të hartojë dhe përgatis parakushtet për SISH-in, ku përfshihen lista e shërbimeve për tërë sistemin shëndetësor për institucionet publike dhe private Kontrollin dhe licencimin të gjithë profesionistëve shëndetësor që i plotësojnë kushtet në sektorin privat; krijimi i regjistrit shtetëror; dërtimi i sistemit dhe referimit të pacientëve; regjistri shtetëror i barnave./KosovaPress/