Telegrafi

Miratohet memorandumi për roaming më të lirë me Bullgarinë

Qeveria e Maqedonisë dhe e Bullgarisë e miratuan memorandumin për mirëkuptim mes Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimeve të Bullgarisë dhe Ministrisë së Maqedonisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë për ulje të tarifave për roaming për shërbime telekomunikuese.

Memorandumi do të nënshkruhet nesër gjatë seancës së përbashkët të Qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë që duhet të mbahet në Strumicë. Me të ministritë detyrohet t’i nxisin operatorët celularë që të lidhin marrëveshje të ndërsjella të cilat do të sjellin deri në ulje të përhershme të çmimeve të roaming shërbimeve për shfrytëzuesit përfundimtare.

Momentalisht ato janë ndër çmimet më të larta në Evropë mes 2,99 leva dhe 6,99 leva për një minutë bisedë dhe 26 leva për megabajt.

Nga pres-shërbimi i Qeverisë së Bullgarisë, theksojnë se zvogëlimi i çmimeve të roamingut në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është me prioriteteve të Qeverisë bullgare dhe të eurokomisares bullgare Marija Gabriel.

Maqedonia është shteti i parë nga Ballkani Perëndimor, që Bullgarisë i ka propozuar pezullim bilateral të roamingut./Telegrafi/