Site icon Telegrafi

Miratohet kërkesa e Mbrojtjes së Selimit për listat e dëshmitarëve dhe mocionit për pranim të provave të dëshmitarëve

Është miratuar kërkesa e Mbrojtjes së Selimit për paraqitje të përgjigjeve ndaj parashtrimeve të Prokurorisë të listave të dëshmitarëve dhe mocionit për pranim të provave të dëshmitarëve.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Michael Doyle.

Doyle, në një konferencë për media, sot ka dhënë informacione edhe për dëshmitarët në rastin e Thaçit dhe të tjerëve që është duke u gjykuar.

“Në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 54-t i thirrur nga Prokuroria filloi dhënien e dëshmisë të martën. Ky është dëshmitar i mbrojtur, dëshmia e të cilit u mbajt plotësisht në seancë të mbyllur, sipas urdhrit të Trupit Gjykues për mbrojtjen e dëshmitarit”.

“Të mërkurën, Shon Bërns (Shaun Byrnes) vazhdoi dhënien e dëshmisë nga java e kaluar. Bërns ishte shef i Misionit Amerikan të Vëzhguesve Diplomatikë në Kosovë nga gushti 1998 deri në korrik 1999. Po atë ditë më vonë, dëshmitari i 54-t u kthye në sallë të gjyqit dhe vazhdoi dhënien e dëshmisë dje dhe sot”, thuhet në njoftim.

Seanca e ardhshme në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët është caktuar të mbahet më 22 prill, në orën 09:00 paradite.

Exit mobile version