Buxheti i vonuar i BE-së dhe fondi i rikuperimit nga coronavirusi u miratua më në fund të enjten, pasi
Hungaria dhe Polonia hoqën vetot e tyre.
Një vendim i tillë erdhi ndërsa udhëheqësit evropianë pritet të takohen në Bruksel për një samit, përcjell Telegrafi.
Charles Michel, presidenti i Këshillit të BE-së, i përbërë nga udhëheqës të vendeve evropiane, konfirmoi marrëveshjen në Twitter.
“Tani ne mund të fillojmë me zbatimin dhe të rindërtojmë ekonomitë tona”, ka shkruar ai.
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu e mirëpriti njoftimin, duke shkruar në Twitter: “Evropa ecën përpara”.
“1.8 trilion euro për të forcuar rimëkëmbjen tonë dhe për të ndërtuar një BE më fleksibile, të gjelbër dhe dixhitale”, shkroi ajo gjithashtu. /Telegrafi/