Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës sekretaren e Shtetit, Victoria Nuland.
Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e PD, gjatë kësaj bisede zyrtarja e lartë amerikane ka vlerësuar rolin e kreut të opozitës në procesin e realizimit të reformës në drejtësi.
“Me qëndrimet dhe veprimet tuaja keni dëshmuar se jeni një patriot për vendin dhe interesat e tij. Suksesi i reformës nuk do të kishte qenë i mundur pa lidershipin e treguar nga ana juaj”, i ka thënë Nuland Bashës.
Nga ana e tij, Basha ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland në arritjen e konsensusit.
Gjithashtu, kryetari i PD ka shprehur vlerësimin maksimal për angazhimin e ambasadorit amerikan Donald Lu në këtë proces.