Site icon Telegrafi

“Miratimi i propozim-ligjeve pa debat publik, nuk është demokraci”

“Forumi i patriotëve mendjehapur” (FPM) ka reaguar ndaj lëvizjes së fundit të Qeverisë së Maqedonisë për miratimin e propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nga FPM thonë se sjellja e propozim-ligjeve pa mendim ekspert dhe pa debat publik nuk është demokraci, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sjellja e materialeve zgjedhore pa mendim ekspertësh dhe pa debat publik, në seanca të mbyllura të Qeverisë nuk është demokraci, përkundrazi tregon se ajo është larg. Duam t’i tregojmë kryeministrit Zoran Zaev, se me lëvizjet e tij të fundit tregon se nuk dallon aspak nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski, tregon se atë që e ka thënë në opinion as që e ka menduar”, thonë nga FPM.

Ata kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev që të shpjegojë se si ligji për përdorimin e gjuhëve do të sjell jetë në Maqedoni.

“Jeni të obliguar të tregoni sa do të kushtojë kjo avantura juaj, sa ne si qytetarë do të paguajmë që ju të keni qetësi në koalicion dhe të jeni kryeministër. Dilni dhe tregoni publikisht deri kur planifikoni të paguani fatura që të mund të jeni kryeministër”, thonë nga FPM./Telegrafi/

Exit mobile version