Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që në dy javët e fundit në Kosovë janë miratuar disa ligje që siç ka thënë, janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.
Këtu ai ka përmendur Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale.
Në një postim në Twitter, Szunyog ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Më vjen mirë që gjatë 2 javëve të fundit Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje që janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian, përfshirë këtu Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale”.
“Miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ato janë gjithashtu pjesë e Agjendës së Reformës Evropiane II”, ka shkruar ambasadori.
Tutje, ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. /Telegrafi/
Glad to see that over the last 2 weeks, the Assembly of Kosovo ?? adopted several laws that are important for the European ?? integration process, incl. the Law on Agency for Prevention of Corruption, the new Law on Asset Declaration, and the new Code on Criminal Procedure. (1/3)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 14, 2022