Telegrafi

Miranda: Do t’i analizojë propozimet e skuadrave të interesuara

Joao Miranda (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda ka konfirmuar se ai do të analizojë propozimet dhe do të shohë se çfarë do të ndodh, pasi një largim duket shumë i mundshëm.

Veterani i Nerazzurrëve ka impresionuar në Copa America me Brazilin, por pritet të largohet nga San Siro këtë verë.

Roma, Olympique Marseille dhe Monaco besohet të jenë opsione për 34-vjeçarin, kontrata e të cilit Inter do të skadojë në qershor 2020.

Lexo po ashtu Interi dëshiron ta largojë, por Miranda mendon ndryshe

Edhe vet Miranda ka konfirmuar se do t’i analizojë të gjitha propozimet pasi largimi nga Interi duke i pashmangshëm.

Miranda ishte pjesë e triumfit të Brazilit në Copa America (Foto: Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

“U përpoqa ta fikja telefonin gjatë Copa America në mënyrë që të mund të përqendrohesha, por tani do të filloj të analizoj propozimet dhe të shoh se çfarë ndodh gjatë ditëve të ardhshme”.

“Unë ende e shoh veten duke luajtur për Brazilin në të ardhmen, pasi jam duke luajtur në nivele të larta dhe kam dhënë kontributin tim tek Selecao gjatë këtij turneu”, ka thënë Miranda për Yahoo Eksportes. /Telegrafi/