Joao Miranda po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Interit.
Mbrojtësi brazilian ka humbur vendin në formacionin bazë pas ardhjes së Stefan De Vrij.
Kësisoj ai ka kërkuar largimin nga Neroazzurrët gjatë afatit kalimtar të janarit.
E ardhmja e brazilianit duket se do të jetë në vendlindjen e tij Brazil.
Është skuadra e Flamengos ajo që ka shprehur dëshirë për transferimin e qendërmbrojtësit.
Klubi brazilian ka kërkuar nga lojtari të zgjidhë kontratën me Interin për tu transferuar si futbollist i lirë në janar.
Flamengo gjithashtu ka kërkuar nga Neroazzurrët edhe huazimin e sulmuesit Gabigol.
Gjithsesi në garë për Mirandan mbetet edhe skuadra spanjolle Sevilla. /Telegrafi/