Telegrafi

Miranda në radarin e Monacos

Joao Miranda është lojtari i fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit francez, Monaco.

Monaco është duke përjetuar një sezon të vështirë pasi është zhytur në fundin e tabelës në Ligue 1.

Rezultatet negative dhe rreziku për të rënë një kategori më poshtë kanë bërë që klubi francez të bëjë ndryshime në shtabin teknik.

Lexo po ashtu Zyrtare: Monaco shkarkon Henryn, rikthehet Jardim

Kështu, Monaco ka larguar nga detyra e trajnerit legjendën Thierry Henry dhe në vend të tij ka rikthyer portugezin Leonardo Jardim.

Objektivi kryesor i Jardimit është të mbaj klubin edhe për një sezon në Ligue 1 dhe tashmë ka filluar të bëjë planet.

Plani i trajnerit portugez është të transferojë lojtarë më përvojë në repartin e mbrojtjes për t’ju ndihmuar të arrijnë këtë objektiv.

Lexo po ashtu West Hami rivalizon Romën për Mirandan

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Monaco pritet të bëjë një ofertë të vonshme për mbrojtësin e Interit, Miranda.

Interi është i gatshëm ta lë të lirë 34-vjeçarin për një shifër prej 10 milionë eurosh dhe tashmë thuhet se kanë gati zëvendësuesin e tij. /Telegrafi/