Telegrafi

Miranda: Lojtarët e Interit janë të entuziazmuar që ndodhen në vend të parë

CAGLIARI, ITALY - MARCH 05:Joao Miranda of Inter in action during the Serie A match between Cagliari Calcio and FC Internazionale at Stadio Sant'Elia on March 5, 2017 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda, thotë se ka entuziazëm të madh në zhveshtore prej se zikaltrit janë renditur në krye të tabelës së Serie A.

Nerazzurrët fituan me rezultat 5-0 ndaj Chievos dhe pas triumfit të Juventusit ndaj Napolit në San Paolo, ekipi i Luciano Spallettit u ngjit në krye të tabelës.

(Foto: Getty Images)

“Ka shumë entuziazëm”, ka thënë Miranda për FCInterNews, gjatë pjesëmarrjes në një eveniment sportiv në Milano.

“Duhet të dëshmojmë se jemi një skuadër e fortë. Liderët nuk duhet të bërtasin në fushë, por duhet të udhëhiqe nga lojtarët shembullorë”, ka thënë 33-vjeçari.

Miranda është lojtar i Interit që nga viti 2015 kur u transferua nga Atletico Madridi.

(Foto: Getty Images)

Deri më tani këtë sezon, ai ka luajtur në 14 nga 15 ndeshjet e Beneamata në Serie A.

Në javën e ardhshme, Interi është mysafir i Juventusit për derbin e madh, Derby d’Italia.

Ajo përballje do të jetë një tregues i mirë se në çfarë drejtimi do të shkojë kampionati i sivjetmë në Itali. /Telegrafi/