Site icon Telegrafi

Miranda Hashani revoltohet ndaj hakerëve: Mos mi vidhni klikime, se nuk i keni hallall

Foto: Miranda Hashani/Instagram

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Miranda Hashani, javë më parë publikoi këngën e saj më të re “Amaneti i nanës”.

Si çdo këngë tjetër e saj, edhe kjo këngë e këngëtares Hashani u prit shumë mirë nga fansat e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=WCAvBdViKAo

Miranda është mjaft e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, në të cilat perfomon gjithnjë live.

Të gjithë artistët por edhe opinioni janë të njohur tashmë me fenomenin e blerjes së klikimeve në YouTube.

Klikimet në ditët e sotme janë shndërruar në një “valutë të re matëse” për suksesin – ani pse shpesh nuk janë të reale dhe ka gjithnjë dyshime në vërtetësinë e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sido që të jetë, përmes një postimi të bërë së fundmi në InstaStory, këngëtarja Miranda Hashani ka treguar se është kundër blerjes së klikimeve, teksa bën thirrje që të mos vazhdohet një gjë e tillë.

“O hakera mos mi vidhni klikimet se nuk i keni hallall! Mos ma vidhni amanetin, mos ma vidhni djersën, flamurin e gjuhën”, shkruhet në postimin e publikuar nga këngëtarja në Instagram, e cila njëherësh hedh akuza se i janë vjedhur klikimet nga kënga e saj e fundit. /Telegrafi/

Foto: Miranda Hashani/InstaStory
Exit mobile version