Telegrafi

Mirabelli: Sa punoja te Interit arrita marrëveshje me Gabriel Jesusin dhe Casemiron, por ata i morën Gabigolin dhe M’Vilan

Massimiliano Mirabelli. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Massimiliano Mirabelli pretendon se sa punonte te Interit kishte rënë dakord që të nënshkruajë me Gabriel Jesusin dhe Casemiron, por klubi ziklatër i preferoi Yann M’Vilan dhe Gabriel Barbosan.

Mirabelli ishte skaut i Interit para se ai të kalonte te rivalët e Milanit në verën e vitit 2017.

“Unë shkova në Brazil për të parë Gabriel Jesusin”.

“U prezantova në Palmeiras si një italian i cili donte të shihte objektet e tyre. Kam takuar lojtarin dhe rezervova një takim me të për një datë të mëvonshme”.

“Unë u ktheva në Itali dhe ranë dakord për një marrëveshje për 20 milionë euro, por një agjent që kishte lidhje me Interin, ndërhyri, humbi kohë dhe Manchester Cityi arriti ta merrte”.

“Unë arrita marëveshje që të merrja Casemiro për 5 milionë euro, por Interi preferonte M’Vilan”.

“Ata më pyetën se çfarë mendoja për Gabigolin. Unë u përgjigja: “Jam kundër. Të gjithë e keni parë se si shkoi”, ka thënë ai për Libero.

Interit njihet ndër vite për transferime të gabuara, ndërsa në kohët e fundit shumë lojtarë të paguar shumë nuk kanë arritur ta tregojnë vetën. /Telegrafi/