Telegrafi

Mirabelli: Duam Kalinicin, Costan ose Aubameyangun

Drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli, ka thënë se Milani është i interesuar të nënshkruajë me Nikola Kalinicin, Diego Costan dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Milani deri më tani ka sigluara shërbimet e Andre Silvas, por Mirabelli i ka përmendur edhe tre emra të tjerë, duke e përjashtuar atë të Andrea Belottit.

“Aubameyang mund të jetë fati: ai ishte lojtari i parë që shkova ta shikojë, udhëtimi im i parë ishte për të”.

“Sulmuesi i ri? Jemi duke punuar dhe në listën tonë janë edhe Kalinic dhe Diego Costa”.

“Garancioni? Njerëzit e kanë dëgjuar se çfarë kemi thënë? Nëse nënshkruan me Bonuccin dhe Biglian, normalisht e di se çfarë bën”.

“Pika e kthyeses ishte Donnarumma, një pikë që çdo gjë do të fillonte të ndërtohej që nga aty”, ka thënë Mirabelli. /Telegrafi/