Miqtë e afërt me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, kanë mohuar pretendimet e kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, këtë javë.
Këtë javë, Messi deklaroi se shpreson që Barcelona të rikthejë ish-shokun e tij në Camp Nou.
Ylli argjentinasi gjithashtu këmbënguli se Neymar ishte i etur për tu rikthyer, por një transferim nuk u materializua.
“Unë do të doja shumë që Neymar të kthehej. Ai është një nga më të mirët në futboll. Një person i gëzuar, gjithmonë i lumtur, argëtohej në fushë”.
“Neymar me të vërtetë dëshiron të kthehet, është penduar që u largua në vitin 2017”, ka thënë Messi rreth Neymarit.
Megjithatë, një burim i afërt me yllin brazilian ka mohuar pretendimet e bëra nga kapiteni i Barcelonës.
“Këto fjalë nuk janë të vërteta. Messi flet për të kaluarën, jo për situatën aktuale”, ka thënë miku i Neymari për L’Equipe.
Ndryshe, Neymar dhe Messi kanë krijuar një nga partneritetet më të frikshme në botë, së bashku me Luis Suarezin, duke fituar çdo trofe të mundshëm. /Telegrafi/