Site icon Telegrafi

Miqësorja Argjentinë – Uruguai në Tel Aviv, mund të anulohet për çështje sigurie

(Foto: Alessandra Cabral/Getty Images/Guliver)

Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Uruguait është vënë në dyshim, pasi rreth 50 raketa janë lansuar nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit.

Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij është dashur të udhëtonin drejt Lindjes së Mesme për takimin ndaj rivalit të tyre nga Amerika Jugore që është caktuar të zhvillohet më 18 nëntor në Tel Aviv.

Lexo po ashtu Momenti kur raketa e shkrepur nga Rripi i Gazës bie në një autostradë në Izrael, shpëtojnë të gjithë personat që lëviznin me vetura
(Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Dhe derisa kryeqyteti izraelit nuk është zakonisht shënjestër e raketave nga Rripi i Gazës, kjo është një prej eskalimeve më të mëdha të dhunës në vitet e fundit.

Raketat kanë ardhur si reagim ndaj sulmeve izraelite, si pasojë e të cilave mbeti i vrarë komandanti i grupit palestinez Xhihad, Bahaa Abu el-Atta së bashku me gruan, ndërsa fëmijët e tyre mbetën të plagosur.

Nëse dhuna nuk ndalet para të hënës, kjo situatë mund të shkaktojë anulimin e ndeshjes miqësore në Bloomfield Stadium, bën të ditur mediumi uruguaian Ovacion.

Tashmë janë ndërprerë aktivitetet sportive në Izrael. Ndeshja e basketbollit ndërmjet Maccabi Tel Aviv dhe Hapoel Beer Sheva, e caktuar për datën 20 nëntor, është anuluar për çështje sigurie. /Telegrafi/

Exit mobile version