Telegrafi

Miqësorja Angli – Itali do të zhvillohet me praninë e tifozëve në Wembley më 27 mars

Federata e Futbollit të Anglisë ka bërë të ditur se miqësorja me Italinë më 27 mars do të zhvillohet me praninë e tifozëve në stadiumin ‘Wembley’.

Coronavirusi tashmë ka kapluar Italinë, duke shkaktuar një total prej 827 vdekje, derisa mijëra janë të infektuar nga virusi vdekje prurës.

Roberto Mancini ka thënë se ata janë të gatshëm të luajnë në Londër më 27 mars, derisa përballja tjetër miqësore më 31 mars do të jetë me dyer të mbyllura.

Stadiumi Welmbley ka kapacitet prej 82 mijë ulësesh

“Tani për tani, me këshillat nga qeveria, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ndeshjet miqësore ndaj Italisë e Danimarkës do të zhvillohen me tifozë në fund të këtij muaji”, thuhet në njoftimin e Federatës angleze.

“Do t’i njoftojmë të gjithë tifozët tanë nëse do të ketë ndonjë vendim të ri, por aktualisht vendimi i kaluar qëndron në fuqi”, thuhet më tej.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se coronavirusi ka kaluar në një pandemi botërore. /Telegrafi/