Telegrafi

Miqësoret e Leicesterit të kësaj vere me ato të një vitit më parë, dallojnë si nata me ditë

Leicester City ishte befasia e top pesë ligave evropiane për sezonin 2015/16.

‘Dhelprat’ fituan titullin në Ligën Premier duket befasuar të gjithë ma paraqitjet e tyre ndeshje pas ndeshje.

Skuadrës angleze i buzëqeshi fati edhe pas titullit pasi ata ishin pjesëmarrës në turneun miqësor Internacional Champions Cup, ku marrin pjesë shumë skuadra të mëdha botërore.

Miqësoret e Leicesterit para dhe pas bërjes kampion dallojnë shumë dhe kjo tregon më së miri nivelin e rritjes që ka pasur skuadra e Claudio Ranierit në futbollin botëror.

Miqësoret e Leicester Cityt në vitin 2015: Mansfield, Burton, Rotherham dhe Birmingham.

Miqësoret e Leicester Cityt në vitin 2016: Celtic, PSG, Barcelona dhe Man Utd.

Në dy ndeshjet e para ka humbur pasi PSG e mundi me rezultat 4-0, ndërsa Barca 4-2. /Telegrafi/