Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka vizituar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku sot është shtruar Kurti për shkak të një infeksioni gripal.
Ambasadori Minxhozi është interesuar për gjendjen shëndetësore të kreut të Vetëvendosjes.
Mjekët kanë bërë të ditur, se gjendja e Albin Kurtit është stabile dhe se do të lirohet nga spitali brenda dy apo tri ditëve.
Për gjendjen e Kurtit është interesuar gjatë ditës edhe kryeministri Ramush Haradinaj që e ka telefonuar atë. /Telegrafi/