Telegrafi

Ministrja Vlora Dumoshi përkujton Fadil Vokrrin: Ai është i pavdekshëm

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka përkujtuar legjendën Fadil Vokrri në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo ka vlerësuar lartë kontributin e dhënë të Vokrrit për sportin kosovar, veçanërisht për futbollin, duke e ndihmuar të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA.

“Sot në dyvjetorin e vdekjes së legjendës kemi ardh ta bëjmë nderimin për të, ka qenë njeri shumë i madh ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në Kosovës në faza të ndryshme të jetës – sidomos në pjesën e fundit ku arritur që futbollin e Kosovës ta anëtarësojë në FIFA dhe UEFA”, ka thënë Dumoshi.

Lexo po ashtu Në shenjë të përkujtimit të legjendës së futbollit - Agim Ademi me letër emocionuese për Fadil Vokrrin

“Fadil Vokrrin do ta respektojnë gjenerata e gjenerata që do të vinë. Me kontributin e tij, ai është i pavdekshëm”.

“Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ne do ta mbështesim amanetin e tij që sportin ta dërgojmë përpara. Sot në orën 13:00 në stadiumin e Prishtinës do prezantohet buceta për shtatoren e tij që do të përfundojë sivjet”, ka shtuar më tej ministrja.

Edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka përkujtuar Vokrrin, duke thënë se emri i tij është shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/