Prodhimi i energjisë elektrike në akumulimet “Glloboçica” dhe “Shpilje” nuk guxon të ndikojë negativisht ndaj nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit, dhe me këtë edhe në eko-sistemin e liqenit, tha sot në Ohër, drejtori i ELEM, Dragan Minovski.
Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me nivelin e ulët të ujit në Liqenin e Ohrit tha se kompania kujdeset që uji të qëndrojë gjithmonë në nivele optimale. “Ky vit ishte me thatësira, rrjedhat janë të pakta. Hasëm në një situatë brengosëse në të gjitha akumulimet në vend dhe ne do të mundohemi që të mbajmë nivel optimal të të gjitha akumulimeve dhe njëkohësisht të shfrytëzojmë maksimumin e potencialit të tyre”, tha Minovski
Minovski shtoi se në një kohë të ndryshimeve të dukshme klimatike dhe kushteve të ndryshuara hidrologjike, nga viti i kaluar grup pune me ekspertë nga Maqedonia dhe Shqipëria koordinojnë aktivitetet për përdorim të potencialit ujor të Liqenit të Ohrit në mënyrë optimale nga aspekti i rrethanave të krijuara gjatë viteve të fundit./Telegrafi/