Site icon Telegrafi

Minoski: Tatimet sot janë tri herë më të ulëta se para 10 viteve

Eksportet në 10 vitet e fundit janë dyfishuar. Në qoftë se në vitin 2006 ishte nën dy miliardë euro, në vitin 2015 arriti në mbi 4 miliardë euro, me një tendencë që kët vit të tejkalohet kjo shifër, kështu është shprehur, Kiril Minoski në takimin e sotshëm me përfaqësues të Odës së Tregtisë në Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo është një tregues i mirë se qeveria ka ndjekur politika të mira ekonomike dhe se politika e taksave të ulëta parashikon investim më të madh në sektorin privat, që do të thotë zgjerrim i aktivitetit ekonomik dhe aktivitetit të zgjeruarar të eksportit.

Ministri i Financave theksoi se ajo që është e rëndësishme është se ka ndryshime në strukturën e eksporteve. Në qoftë se para 10 viteve më parë eksporti i makinerive ishte 4.9 përqind të totalit të eksporteve, tani ai raport është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme dhe 27.7 përqind e eksporteve të Maqedonisë janë makineri dhe pajisje të transportit, tha Minoski ndër të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version