Site icon Telegrafi

Minoski: Rritja e pensioneve fillon nga muaji dhjetor

Ministri i Financave në Maqedoni, Kiril Minoski, gjatë takimit të sotëm në Prilep me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve theksoi se prej muajit dhjetor do të fillojë pagesa e pensioneve, të cilat janë rritur për 5%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si qeveri, zhvillojmë politikë për përmirësimin e standardit të qytetarëve, veçanërisht të pensionistëve, dhe në programin e ardhshëm të qeverisë kemi parapa avancim të standardit të pensionistëve dhe përfitimi i tyre mujorë të sigurojë jetë gjatësi për këtë popull”, deklaroi Minoski.

Ministri i Financave, me të silin u takua edhe kryetari i Komunës së Prilepit, Marjan Risteski, potencoi se është e rëndësishme bashkëpunimi edhe me vetëqeverisjen lokale të Prilepit si dhe sektorin e biznesit./Telegrafi/

Exit mobile version