Site icon Telegrafi

Minoski: Projektet e filluara me mjete evropiane nuk do të ndalojnë

Projektet të cilat kanë filluar dhe financohen me para evropiane siç janë Demir Kapia-Smokvica, Stacioni për pastrim Prilep dhe Manastir-Kremenicë do të vazhdojnë me realizimin e tyre në pajtim me dinamikën e paraparë, ka thënë ministri i Financave, Kiril Minoski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë për televizionin Kanal 5, ministri sqaron se vendimi për tërheqjen e 27 milionë eurove të IPA-s ka të bëjë me mjetet të cilat akoma nuk janë programuar dhe nuk janë dakorduar projekte me Komisionin Evropian.

Ai theksoi poashtu se kudo ku ka projekte të mira do të shfrytëzohen mjete evropiane. ‘Kemi singale pozitive, për shembull dje nga Agjencia austriake për zhvillim kemi marrë informacion për grant dedikuar për sistemin e menaxhimit të krizave në DAP’, ka shtuar Minoski.

Ministri poashtu ka shtuar se investimet kapitale janë në nivelin më të lartë historik deri më tani dhe se me rabalancin asnjë projekt nuk është pezulluar. /Telegrafi/

Exit mobile version