Telegrafi

Minoski: Në infrastrukturën rrugore do të investohet 20.16 miliardë denarë

Me Buxhetin e propozuar për vitin 2016 ndahet shumë e konsiderueshme për investime kapitale, e cila është më e lartë deri më tani dhe është në drejtim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksoi ministri i Financave, Kiril Minoski, duke e elaboruar Propozim-buxhetin për vitin 2016 në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.

‘Përcaktimi për rritjen e vazhdueshme të investimeve publike viteve të fundit është treguar si i mirë për më shumë sektorë, para se gjithash për ndërtimtarinë dhe industrinë, për këtë nga viti 2009 e këndej vazhdimisht rritet eksporti i investimeve kapitale në buxhet. Për vitin e ardhshëm kemi projektuar nivel të lartë të investimeve kapitale në vlerë prej 26.954 miliardë denarëve, që është për 4.62 miliardë denarë më shumë nga ky vit ose për 20.7% rritje e investimeve kapitale’, tha Minoski.

Ai shtoi se është parashikuar që vitin e ardhshëm në infrastrukturën rrugore të investohen gjithsej 20.16 miliardë denarë, nga të cilat pjesa më e madhe ose 16.56 miliardë denarë përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Për shpenzime kapitale për infrastrukturën hekurudhore janë parashikuar 807 milionë denarë, shtoi ministri. /Telegrafi/